Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të premte në Tiranë, ku një autobus i “Unazës” ra në lumin e Lanës pas përplasjes me një automjet.
Si pasojë e aksidentit mbetën të lënduar 5 persona, 4 prej të cilëve gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm lanë ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë.
Në mesin e personave të plagosur ishin dy drejtuesit e të dy mjeteve, faturino i urbanit, si dhe dy pasagjerë, njëri në mjetin e transportit publik, dhe tjetri në makinën që përfundoi në Lanë poshtë rrotave të autobusit.
Kujtojmë që aksidenti ndodhi në afërsi të kinema Agimit, në orën 20:10. Aktualisht autobusi i shërbimit urban qëndron ende mbi lumin e Lanës, për shkak të vështirësisë së hasur në zhvendosjen e tij, ndërsa makina me të cilin ai u përplas është zhvendosur.



















