KreuBusull

Mali i Zi me kryeministër shqiptar, për herë të parë në histori!

Kuvendi i Malit të Zi këtë të enjte ka zgjedhur qeverinë e 43-të, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri i ri, Dritan Abazoviç.

Qeveria e Dritan Abazoviç është miratuar me 45 vota pro, duke bërë të mundur që Ballkani sot të ketë kryeministrin e tretë shqiptar.

Për zgjedhjen e qeverisë së re dhe miratimin e kryeministrit votuan 45 deputetë të mazhorancës së re, ndërsa kundër tre deputetë të SD-së.

 

 

Qeveria do të ketë 18 ministri dhe në përbërje ka edhe dy ministra shqiptarë. Abazoviç i ka besuar Ministrinë e Administratës Publike Marash Dukajt, ndërsa Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave është propozuar për t’u drejtuar nga Fatmir Gjeka, i cili më herët ka drejtuar komunën e Ulqinit.

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF