Autobusi i Unazës që përfundoi mbrëmjen e kësaj të premte në lumin e Lanës nuk do të hiqet nga vendi i ngjarjes.
Burime pranë “Euronews Albania” bëjnë me dije se mjeti i transportit publik do të lihet aty në formë instalacioni si shenjë sensibilizimi për aksidentet rrugore.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në kryeqytet në afërsi të ‘Kinema Agimit’ në orën 20:10.
Autobusi u përplas me mjetin me targa AA 170 ZH dhe për pasojë të dy mjetet përfunduan në Lanë. Nga aksidenti mbetën të lënduar 5 persona, 4 prej të cilëve gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm lanë ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë.



















