Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në fshatin Sul të Devollit, ku një fëmijë 2 vjeç ka mbërritur i pajetë në ambientet e spitalit të Bilishtit.
Nga informacionet paraprake të stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike, konkretisht raki nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.
E ëma e ka gjetur djalin të shtrirë në dysheme dhe e ka çuar menjëherë në spital por fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në banesë. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë’, njofton policia.



















