KreuBusull

A do të jenë pushim shkollat më 25 maj?

Qeveria këtë të mërkurë shpalli 25 majin si ditë pushimi zyrtar për administratën publike për qarkun e Tiranës, pasi në këtë datë do të luhet në kryeqytet finalja e Conference League.

Së fundmi Evis Kushi me anë të një postimi në rrjetin e saj social Facebook ka bërë me dije se më 25 maj të gjitha institucionet arsimore publike dhe private do të jenë pushim.

“Referuar vendimit të qeverisë për shpalljen e datës 25 Maj ditë pushimi për Qarkun e Tiranës, në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League, ju njoftoj se të gjitha institucionet arsimore publike dhe private (përfshirë kopshtet, shkollat, universitetet, zyrat arsimore, etj.), do të jenë pushim.

 

Le të jemi të gjithë pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe dhe të mirëpresim vizitorët nga e gjithë Europa”, ka shkruar ajo.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF