Më 25 maj do të jetë një ditë pushimi zyrtar për administratën publike për qarkun e Tiranës.
Vendimi u mor ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë, pasi më 25 maj do të luhet në kryeqytet finalja e Conference League.
Kompeticioni i UEFA-s pritet të sjellë deri në 90 mijë tifozë që do të vijnë nga Italia dhe Holanda.
Kujtojmë që Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash, mes të cilave edhe bllokimi i disa akseve rrugore në kryeqytet ditën e zhvillimit të ndeshjes.



















