KreuBusull

Para se të bëni plane për fundjavën, hidhini një sy motit!

Reshje te dendura shiu dhe stuhi të shoqëruara me vetëtima kanë mbizotëruar në vend teksa po i afrohemi fundjavës.

Temperaturat kanë pësuar një rënie graduale duke nisur nga e hëna e në vijim. Temperaturat e ajrit u ulën lehtë sot në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.

Sa i përket pjesës së mbetur të ditës pritet që orët në vijim të sjellin reshje të dendura shiu dhe stuhi në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa, orët e para të së shtunës pritet që të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash dhe më pas gjatë orëve të mbrëmjes mund të kemi prani reshjesh në pjesën qendrore dhe jugore të vendit. Vlerat ditore do të luhaten nga 16°C deri në  29 °C.

Kurse sa i përket të dielës, dita e fundit e fundjavës pritet të nisë e kthjellët dhe më pas në orët e mbrëmjes mund të kemi prani reshjesh. Temperaturat do të luhaten nga 16°C deri në 30°C.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF