KreuBusull

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Greqi!

Mediat greke kanë konfirmuar rastin e parë të lisë së majmunëve Greqi.

Pacienti është një burrë që së fundmi ka udhëtuar drejt Portugalisë dhe ka shkuar me simptoma në spitalin “Andreas Syggros”. Burri është duke u trajtuar dhe gjendja e tij është e stabilizuar.

Siç theksohet në njoftimin e EODY, testi fillestar i kryer në Laboratorin Qendror të Shëndetit Publik të Organizatës për speciet e virusit ortopoks jo-variola, ku përfshihet edhe virusi i lisë së majmunit, ka rezultuar pozitiv.

Deri më 7 qershor, janë raportuar gjithsej 577 raste me lisë në 18 vende evropiane, si dhe 437 raste në 10 vende jashtë Evropës.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF