KreuBusull

Vetëm 4 ditë punë në javë, Britania e Madhe nis projektin e ri!

Nga 1 qershori Britania e Madhe do të punojnë vetëm katër ditë në javë, dhe pa asnjë ulje page.

Projekti pilot i cilësuar më i madhi në botë, do të zgjasë 6 muaj dhe pritet të ndihmojë kompanitë që të praktikojnë katër ditë pune në javë pa sakrifikuar paratë.

Louis Bloomsfield, i cili punon në një fabrikë birre në veri të Londrës, po pret me padurim një ditë shtesë pushimi çdo javë. “Në fillim mendova të bëjë punë vullnetare, më pas mendova se mund të bëj diçka tjetër, mund të mësoj një tjetër profesion. Me një ditë më shumë pushim ka kaq mundësi”, thotë Louis Bloomsfield, punonjës në një fabrikë birre.

Shpresohet se ky projekt jo vetëm do të rrisë produktivitetin e punonjësve, por do të përmirësojë edhe mirëqenien e tyre.

“Përtej çdo gjëje ne duam të jemi pjesë e ndryshimeve në shoqëri. Ne duam të ndihmojmë mjedisin, të ndihmojmë në shëndetin mendor, prindërimin, të gjitha llojet e përfitimeve në shoqërinë që besojmë mund të ndodhin nëse ndryshohet mënyra sesi njerëzit punojnë”, tha Sam Smith.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF