KreuBusull

U përplasën nga G Class-i në vijat e bardha, dalin nga spitali Arjan dhe Vilma Konomi!

Arjan dhe Vilma Konomi kanë dalë nga spitali pas një muaji të shtruar në spital.

Ata mbetën të plagosur më 8 maj, si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në hyrje të “Rrugës së Kavajës”, teksa ishin duke kaluar në vijat e bardha bashkë me djalin e mitur tremuajsh.

Semafori ishte jeshil për ta dhe i kuq për mjetet, por aty kaloi me shpejtësi një Mercedes luksoz me të cilin udhëtonte Ajas (Ilir) Sulejmani. Mercedesi G Class u fut me semafor të kuq dhe përplasi çiftin me fëmijën e tyre. Fatmirësisht vogëlushi nuk mori lëndime, ndërsa dy prindërit morën plagë të rënda.

Shoferi, i cili udhëtonte dhe pa patentë, braktisi mjetin dhe u largua përmes blloqeve të pallateve në zonën e njohur në kryeqytet si “Pallatet e Delijorgjit”, por më pas u arrestua.

Tags:

home busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF