KreuBusull

Makina bie në lumë, humb jetën nëna me djalin 6 vjeç!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit mesditën e sotme, ku për pasojë ka humbur jetën nëna me vajzën e saj 6-vjeçare.

Sipas policisë djali i mitur ka pasur vigon në dorë dhe dyshohet se nëna dhe vogëlushi i saj kanë qenë duke ardhur nga spitali.

Ngjarja tragjike ndodhi pasi nëna ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në lumin Osum, duke humbur jetën bashkë me të birin.

Ishin banorët e zonës që ndërhynë për t’i nxjerrë nga makina, ku mësohet se nëna kishte vdekur në vend, ndërkohë që i mituri u nxor i gjallë, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve duke ndërruar fatkeqësisht jetë.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF