KreuBusull

Franca gjobit McDonald’s me 1.25 miliardë euro!

Kompania e njohur e ushqimeve të shpejta “McDonald’s” do t’i paguajë shtetit francez 1.25 miliardë euro.

Kjo shumë do të paguhet për të shmangur procesin gjyqësor për një evazion fiskal të kryer në periudhën 2009-2020.

Shmangia e procesit u bë e mundur falë një marrëveshjeje të arritur mes qeverisë franceze dhe kompanisë, që do të paguajë 508 milionë euro gjobë dhe 737 milionë të tjerë në formën e taksave të kthyera.

Autoritetet deklaruan se bëhet fjalë për marrëveshjen e dytë më të madhe të këtij lloji në historinë e Francës.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF