KreuBusull

Ja shuma që pritet të fitojë Tirana nga festivali “Sunny Hill”!

Festivali “Sunny Hill” i organizuar nga familja e Dua Lipës do të mbahet nga data 4 deri më 7 gusht në Tiranë, ku do të marrin pjesë këngëtarë me famë botërore.

Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, e ftuar në emisionin “Opinion” tha se përfitimet ekonomike nga ky aktivitet do të jenë shumë të mëdha.

Sipas saj, kryeqyteti pritet të përfitojë deri në 50 milionë euro në ditë, “Tirana prodhon mesatarisht në ditë 20 milionë euro, të ardhurat që krijon Tirana sot.

Me përllogaritje të faktit që do kesh me vizitorë të një niveli ose të një mase kaq të madhe, përllogaritet që në ditët e festivalit të dyfishohen, pra bëhet fjalë për të gjeneruar 40-50 milionë euro në ditë fitim të Tiranës. Vetëm nga festivali. Gjithë kjo kërkon infrastrukturë dhe planifikim të mirëfilltë siç e bëmë edhe me skuadrat që erdhën.  

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF