Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi Afganistanin në zonën juglindore, duke vrarë të paktën 920 persona dhe duke plagosur më shumë se 600 të tjerë, tha një zyrtar afgan i ndërhyrjeve emergjente.
Në një konferencë shtypi, Mawlawi Sharafuddin Muslim, zëvendësministri për menaxhimin e fatkeqësive, tha se numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet.
Tërmeti goditi herët në mëngjesin e së mërkurës sipas orës lokale dhe epiqendra ishte pranë qytetit Khost, rreth 150 km në jug të Kabulit, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.
Më herët, Abdul Wahid Rayan, drejtori i përgjithshëm i agjencisë së lajmeve Bakthar, tha se zonat e goditura nga tërmeti ishin në rajone malore, që do të thotë se po tentohej ndërhyrja me helikopterë.



















