Një pedofil italian në qytetin e Durrësit ka rënë në prangat e policisë, pas denoncimit të rastit nga emisioni investigativ “Fiks Fare”.
64-vjeçari Donato Ascoli prezantohet te e mitura 13-vjeçare, si një person që do ta mbajë me para nëse ajo kryen marrëdhënie seksuale me të.
Nga pamjet e publikuara pedofili italian u fut në një banjë publike dhe u masturbua para saj. Më pas ai gjeti një hotel, ndërkohë që u pa duke i dhënë 500 lekë.
Njoftimi i plotë i Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin italian D. A., 64 vjeç.
Ky shtetas dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, në qytetin e Durrësit.
Për arrestimin e këtij shtetasi është bashkëpunuar me stafin e emisionit “Fiks Fare”.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.



















