Këtë të martë ka nisur në Bruksel Konferenca e parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Kjo është një ditë historike, pasi vendi ka gati tre dekada për të arritur pikërisht në këtë fazë.
Kapitulli i parë me të cilin do të nisë procesi i negociatave është ai i të drejtave themelore të njeriut dhe më pas do të ketë kapituj për reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, liria e medias etj.
Më pas do të ketë kapituj dhe për lidhjet ekonomike dhe tregtare. Ky proces do të ndiqet hap pas hapi nga Komisioni Europian dhe pritet të zgjasë disa vite.



















