KreuBusull

Hyri në det të shpëtonte dy të miturit, humb jetën 18-vjeçari!

Një tragjedi ka ndodhur sot në plazhin “Rinia” në Durrës, ku një i ri humbi jetën teksa u fut në ujë për të shpëtuar dy që ishin në rrezik për jetën.

Bëhet e ditur se trupi i pajetë i 18-vjeçarit në sektor “Rinia” është gjetur dhe është transportuar me ambulancë drejt morgut.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 13:30, në Sektor Rinia, Durrës, shtetasi A. K., rreth 18 vjeç, dyshohet se është futur në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi A. K. nuk ka mundur të dalë në breg. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF