
Mesditja e kësaj së premte ka sjellë rrebeshe dhe erëra të forta në pjesën më të madhe të vendit tonë. Reshjet e shiut kanë larguar pushuesit nga zonat bregdetare. Shiu dhe stuhitë e forta të erës kanë bërë që plazhistët të mbyllin shezlongët dhe të ikin.
Fillimisht jugu i vendit, plazhet e Sarandës dhe Vlorës janë goditur nga reshjet intensive të shiut, të shoqëruara dhe me erë. Përkeqësimi i kushteve atmosferike në fakt ishte paralajmëruar nga sinoptikanët prej një jave.
Shërbimit Meteorologjik Ushtarak njoftoi dje se, reshjet e shiut do të shtrihen në jugperëndim dhe në pjesën tjetër të vendit. Në mesditë reshjet fitojnë intensitet deri mesatar, të cilat hera-herës priten të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.



















