Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka njoftuar se vendi ynë po përballet me një sulm kibernetik, ndaj shërbimet online dhe sistemet qeveritare janë mbyllur deri në neutralizimin e këtyre akteve kriminale.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Informacionit, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit, vjen nga jashtë Shqipërisë.
Ky institucion bën thirrje për qytetarët, mediat, bizneset dhe gjithë aktorët e tjerë, të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare.
Ekipi i Microsoft, i Jones Group International dhe ekipet e kompanive shqiptare në fushën Teknologjisë së Informacionit po punojnë për të mos lejuar që sulmi kinerbetik të dëmtojë apo cenojë sistemet shqiptare të informacionit.



















