KreuBusull

Sulm kibernetik ndaj E-albania, shtyhet afati i regjistrimit për klasat e para dhe të dhjeta!

“Për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, e cila ndikon edhe procesin e regjistrimit për nxënësit në klasa të para dhe të dhjeta, është vendosur që afatin e regjistrimeve ta shtyjmë deri në një datë të pacaktuar”, ishte kjo deklarata e ministres Evis Kushi.

Ministrja theksoi se kjo ndërprerje nuk do të ndikojë në procesin e regjistrimit.

Çdo nxënës, sqaroi ministrja, do të ketë mbështetjen e nevojshme deri në përfundim të procesit të regjistrimit.

“Në vijim do t’ju informojmë përsëri për rihapjen e aplikimeve dhe afatet e reja të regjistrimit, shkroi Kushi në rrjetin e saj social në Facebook.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF