Sipas të dhënave të përkohshme të Met Office, Anglia ka raportuar temperatura prej 40.3 gradë celsius, më e larta e regjistruar.
Skocia gjithashtu ka regjistruar ditën e saj më të nxehtë, duke arritur në 34.8 gradë celsius.
Sipas ekspertëve, nëntë nga 10 ditët më të nxehta të regjistruara ndonjëherë kanë qenë që nga viti 1990.
Vala e madhe e të nxehtit të vitit 1976 nuk krahasohet edhe pse në atë vit kishte 15 ditë radhazi në 32 gradë celsus e lart. Temperatura më e lartë atë vit ishte 35.9 gradë celsus, e regjistruar në Cheltenham.
Shifrat e përkohshme tregojnë gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar përjetoi natën më të nxehtë të regjistruar nga e hëna në të martë.



















