KreuBusull

Skafi godet për vdekje 5-vjeçarin në Himarë!

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më parë në një nga plazhet e Himarës.

Një skaf ka goditur një fëmijë 5 vjeç në plazhin e Potamit dhe fatkeqësisht, i mituri ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve.

“Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij”, njofton policia.



Kujtojmë që kjo është hera e tretë brenda kësaj vere që shënohen incidente me mjetet lundruese në plazhet e vendit.

Tags:

home busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF