Eriselda Dyrmishi, nëna e dy fëmijëve nga Durrësi, e cila ishte zhdukur prej 9 ditësh është gjetur këtë të martë.
Bëhet me dije se 30-vjeçarja është rrëmbyer dhe mbajtur me dhunë nga një person në një hotel, i cili me anë të kërcënimit ka kryer dhe marrëdhënie seksuale me të.
Policia ka arrestuar shtetasin M. M., 32 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas kallëzimit të bashkëshortit të 30-vjeçares, banues në Durrës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi M. M. i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme, duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një hotel, madje e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.



















