Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të hënë në rrugën për në Janinë, ku po udhëtonte një familje shqiptare.
Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur kur dy kryefamiljarët kanë dalë nga makina në autostradë për të parë defektin në mjetin e tyre.
Por një mjet tjetër nuk i ka parë dhe i ka përplasur ata së bashku me makinën që ndodhej e ndaluar në rrugë.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shoferi shqiptar 58-vjeç dhe gruaja e tij 50 vjeçe, ndërsa kanë mbetur të lënduar fëmijët 26 dhe 10 vjeç.
Policia ka arrestuar autorin e aksidentit ndërsa ka nisur një hetim lidhur me ngjarjes.



















