Një djalë, 22 vjeç, ka humbur jetën në plazhin e Durrësit këtë të martë.
Policia bën me dije se ai është gjetur i pajetë në breg të detit.
Sipas burimeve paraprake thonë se dyshohet që ai ka humbur jetën si pasojë e infarktit.
“Rreth orës 14:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është gjetur i pajetë, në breg të detit, shtetasi L. C., 22 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infarktit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin e Policisë.



















