Lija e majmunëve po përhapet në mbarë botën, ku sipas të dhënave raportohen mbi 18 mijë raste me linë e majmunëve në 78 vende të botës.
Mënyrat e përhapjes së lisë së majmunit janë:
1-Kanë patur kontakt me kafshë të infektuara, kjo mund të jetë pas një kafshimi ose gërvishtjeje.
2-Konsumimi i mishit të kafshëve, i cili nuk është zier
3-Lija e majmunit gjithashtu mund të përhapet nga njeriu te njeriu, ndërmjet njerëzve në tre mënyra: frymëmarrja; duke prekur drejtpërdrejt një person të infektuar dhe më rrallë, përmes kontaktit indirekt, rrobave.
4-Me anë të marrëdhënieve seksuale, përmes spermës.
Gjithsesi OBSH bënë me dije se lija e majmunëve aktualisht po përhapet kryesisht përmes kontaktit lëkurë me lëkurë që ndodh gjatë seksit.



















