KreuBusull

Kujdes! Një stuhi diellore do të godasë Tokën nesër!

Një stuhi e vogël gjeomagnetike e klasës G1 se do të godasë tokën këtë të mërkurë.

Ky paralajmërim vjen nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) e cila këtë përfundim e nxjerr në bazë të matjeve permanente.

Stuhi G-1 mund të dobësojë luhatjet e rrjetit të energjisë, të godasë satelitët dhe potencialisht të ndezë aurorat në rajonet rreth polit verior, në këtë rast ngjyrat elektrike do të shihen në qiellin mbi Kanada dhe Alaskë.

Stuhia gjeomagnetike ndodh për shkak të një vrime koronale në rajonin jugperëndimor të faqes së diellit që po nxjerr jashtë “material të gaztë”.

Kujtojmë që toka përjetoi një stuhi diellore më 19 korrik që solli aurora mahnitëse në veri të SHBA dhe Kanada.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF