Një virusi të ri është zbuluar në Kinë. Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve në Tajvan raportojnë se po monitoronin virusin Langya Henipavirus, i cili për herë të parë u zbulua në fund të 2018.
Newsweek shkruan se deri më tani, 35 persona në Kinë kanë rezultuar pozitivë në javët e fundit.
Asnjë nga 35 pacientët e infektuar nuk kanë pasur kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin ose nuk është gjetur një pikë e përbashkët ekspozimi, duke sugjeruar se përhapja e virusit ka qenë sporadike.
Për momentin nuk dihet nëse përhapja aktuale e virusit është përmes transferimit nga kafshët, por autoritetet kineze kanë bërë thirrje për kujdes.
Bëhet me dije se rastet janë raportuar nga provincat e Shandong dhe Henan, të cilat ndodhen në Kinën verilindore.



















