Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës para pak minutash, ku një vajzë e re me iniciale I. V., 25 vjeçe, i ka dhënë fund jetës.
Ajo është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë 25-vjeçaren të marrë këtë akt ekstrem.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 08:15, në lagjen nr.1, Durrës, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasja I. V., 25 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



















