KreuBusull

Përdhunimi i 11-vjeçares nga 5 burra, zbulohen detaje të reja!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë këtë të shtunë, ku një 11-vjeçare u përdhunua nga pesë persona për rreth 7 orë.

Deri më tani polica ka arrestuar katër persona, në mesin e të cilëve edhe një i mitur. Sipas prokurorisë teksa 11-vjeçarja po ecte në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë i janë afruar tre persona ku fillimisht e kanë ngacmuar me fjalë e pastaj e kanë tërhequr në një qoshe ku kanë filluar ta zhveshin.

Sipas dosjes së prokurorisë “personi me bluzë të bardhë e ka kapur nga duart dhe personi tjetër ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj”. Bazuar në deklaratën e së miturës, pasi ka përfunduar njëri, ka filluar personi tjetër ta përdhunojë. Më pas teksa 11-vjeçarja po kthehej në shtëpi, një person tjetër e ka ndaluar dhe një tjetër e ka marrë me forcë në makinë. E mitura deklaroi se shoferi e ka pickuar gjatë gjithë rrugës më pas ka ndaluar në një vend me bar dhe pemë ku edhe e përdhunuan.

Gjykata Themelore e Prishtinës të hënën ka lënë në paraburgim Ekrem Rexhepi 27 vjeç bashkë me vëllanë e tij të mitur, për një muaj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të përdhunimit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla ka bërë thirrje për angazhim maksimal dhe drejtësi si dhe ka njoftuar se edhe dy të dyshuar të tjerë janë arrestuar. Ndërkaq, nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës kanë kërkuar dënime të ashpra ndaj dhunuesve të minorenes.

Mësohet se këtë të martë do të mblidhet Grupi për Përgjigje Emergjente në Ministrinë e Drejtësisë për të diskutuar mbi rastin, ndërkohë të mërkurën do mbahet dhe një protestë për të kërkuar drejtësi për 11-vjeçaren.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF