Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo dhe bashkëshortja e tij Georgina Rodriguez në prill të këtij viti përjetuan atë që konsiderohet si një nga dhimbjet më të rënda emocionale që një njeri mund të përjetojë.
Georgina ishte në pritje të dy binjakëve, por arriti të sjellë në jetë vetëm vajzën, ndërsa djali i tyre nuk mund t’ia dilte.
Së fundmi teksa është pyetur nga gazetarët në një festival dhe radio spanjolle, ajo tha se kjo ngjarje ishte periudha më e keqe e jetës së saj.
“Këtë vit kam përjetuar momentin më të mirë dhe më të keq të jetës sime në një çast. Një pjesë e madhe e zemrës sime u thye dhe pyeta veten se si mund të vazhdoja. Përgjigjen e kisha më afër se sa e kisha menduar, pashë në sytë e fëmijëve të mi dhe aty kuptova mënyrën e vetme për ta bërë këtë dhe për t’ia dalë, të ishim të gjithë bashkë”, u shpreh ajo.



















