Aplikimet për Lotarinë Amerikane DV-2023 do të nisin më 5 tetor.
Ambasada Amerikane ka njoftuar se të gjithë qytetarët që dëshirojnë të bëhen pjesë e Lotarinë Amerikane DV-2023 mund të aplikojnë duke filluar nga e mërkura, 5 tetor 2022 deri ditën e martë, 8 nëntor 2022 në mesditë.
Aplikimet sikurse vitet e tjera do të bëhen në faqen zyrtare të lotarisë së vizave të diversitetit të Departamentit të Shtetit. Aplikimet me letër ose aplikimet e vonuara nuk do të pranohen.
Në njoftim theksohet se aplikimet për lotari duhet të jenë në përputhje me kërkesat strikte të Departamentit të Shtetit.



















