Reperi Kanye West nuk e harron Kim Kardashian edhe pse prej më shumë se një viti e gjysmë ata janë ndarë.
Së fundmi ai e ka krahasuar Kim Kardashian me Mbretëreshën Elizabeth II në një postim që ai ndau me ndjekësit e tij në Twitter.
West tha se e di se si duhet të ndihen njerëzit e Londrës pas vdekjes së Mbretëreshës së Anglisë, sepse edhe ai humbi mbretëreshën e tij. “Londër”, shkroi West. “E di se si ndihesh, pasi edhe unë e humba edhe mbretëreshën time”.
Kanye West understands London’s pain‼️? pic.twitter.com/xh4kFtFQRN
— RapTV (@Rap) September 26, 2022
West, 45 vjeç, nuk e bëri të qartë nëse i referohej Kardashian, 41 vjeçe, por të gjitha shenjat tregojnë këtë.
Reperi me sa duket sërish po përpiqet të pajtohet me ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian.



















