Lajmi se Johnny Depp ka nisur një romancë me avokaten e tij, Joelle Rich, ka qenë kryefjala e mediave. Së fundmi janë kanë zbuluar detaje të reja rreth romancës së tyre.
Një burim ka treguar për “TMZ” se dyshja nuk kanë një marrëdhënie serioze. Madje burimi zbuloi gjithashtu se ai është parë në xhirime duke qëndruar me një grua tjetër gjatë xhirimeve në Francë.
“Joelle është ajo që dëshiron më shumë të jetë një lidhje serioze sesa Johnny. Ai është Johnny Depp’ dhe nuk do të angazhohet për momentin”, thotë burimi.
Aktori u përfol gjithashtu për romancë dashurie me avokaten tjetër, Camille Vasquez disa kohë më parë. Camille e mbrojti gjatë gjyqit të tij për shpifje me Amber Heard. Mirëpo, një burimi i afërt me Deep tha për ET se marrëdhënia e tij dhe Vasquez është rreptësisht profesionale, duke thënë se aludimet janë të pavërteta.



















