Moderatorja e njohur Anila Çela është një nga figurat më të dashura dhe më të ëmbla të ekranit shqiptar.
Sezoni i ri e ka gjetur moderatoren në një ekran të ri televiziv, në Report TV. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Anila me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram.
“Secili prej nesh ka një histori për të treguar. Secili prej nesh është një histori. Shihemi shumë shpejt në Report Tv me “Esencë”, ka shkruar moderatorja përkrah promos së emisionit, i cili pritet të fillojë në tetor.
Kujtojmë që moderatorja Anila Çela për dy sezone ishte pjesë e “News 24” me programin e saj të përditshëm “Rrugëtim me Anilën”.



















