KreuBusull

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid të dy në Milano gjatë Javës së Modës!

Pas ndarjes nga Camila Morrone, në të gjitha mediat botërore po flitet për romancën e tij me Gigi Hadid.

Së fundmi Hadid dhe aktori kanë fluturuar drejt Italisë për të qenë të pranishëm në Javën e Modës në Milano. Disa media kanë fotografuar Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid gjatë udhëtimit të tyre. Megjithatë, ata nuk u panë së bashku.

? Gigi Hadid llegando a su hotel en Milán. (23/09/2022) pic.twitter.com/L2SyPGsn6Z

— Gigi Hadid Arg Media (@GHArgMedia) September 24, 2022

Gigi Hadid ishte e pranishme në sfilatën e modës Pranverë-Verë 2023 të Versace. Megjithatë, një burim konfirmoi për Entertainment Tonight se DiCaprio fluturoi në Itali me Hadid. “Ata janë duke e parë plotësisht njëri-tjetrin”, ka treguar burimi.

Gigi Hadid abriendo el desfile de Versace ss23 en Milán pic.twitter.com/SImKs6Q8rV

— Gigi Hadid Argentina (@GiHadidArg) September 23, 2022

Ndërsa Gigi Hadid sfilonte për Versace, paparacët fotografuan Leonardo DiCaprion në një festë të organizuar në një shtëpi luksoze italiane pa të dashurën e saj. Aktori u ul në tavolinë me disa miq meshkuj.

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid filluan të njiheshin gjatë muajve të verës, dhe që atëherë, ata zyrtarisht morën hapin për të nisur një lidhje. Kujtojmë që kjo romancë për Gigi Hadid vjen pasi i dha fund lidhjes gati 6-vjeçare me Zayn Malik me të cilin kanë një vajzë dyvjeçare.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF