Moderatori i njohur Flori Gjini pak ditë pasi sezoni i ri televiziv kishte nisur vendosi të largohej nga Top Channel. Ai la në mes drejtimin e “Shqipëria Live”, duke u larguar përfundimisht nga televizioni ku prej vitesh e kemi parë si moderator në programe të ndryshme.
Tashmë Flori do të nisë një rrugëtim të ri në një ekran tjetër, në “Euronews Albania”.
Lajmin është bërë i ditur nga vetë Flori, i cili ka publikuar një fotografi në Instastory përkrah të cilës shkruan, “Shihemi pas pak”.
Ende nuk dihet programi që Flori do të moderojë, ndaj na mbetet të presim deri sa moderatori të na zbulojë detaje të tjera nga kjo eksperiencë e re televizive.



















