KreuBusull

Gold Ag baba për herë të dytë; zbulon gjininë dhe emrin e veçantë të bebit!

Këngëtari i njohur kosovar, Gold Ag dhe bashkëshortja e tij, Ermira kanë mirëpritur në familjen e tyre të bukur fëmijën e tyre të dytë.

Ata janë bekuar sërish me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me një emër shumë të veçantë, Front.

 

Lajmin e bukur këngëtari e ka dhënë me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook.

“Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit të gjithësisë që sot prapë na gëzoi me një djalë. Djali i babës ti je gëzimi im i dytë që sytë me lot mi mbushe sapo erdhe në këtë botë. E gëzofsh emrin FRONT, dhe dije se në shtëpi të pret një GUERIL që nuk do të ndahet asnjëherë nga ti me lejen e ZOTIT.

Frontit i duhet një Gueril por edhe Guerili e kërkon Frontin e vet dhe të dy e duan të fortë njëri tjetrin. O Allah o Zoti im më bëj rob falënderues dhe bëj djemtë e mi më të mirë sesa që unë dua. Faleminderit dashnia jeme Ermira, u plakshim bashk me të mirat e Zotit, e fëmijët tanë qofshin mburrje për ne deri në frymën e fundit. 26 shtator 2022”, ka shkruar reperi.

 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF