KreuBusull

Eleni Foureira, nënë për herë të parë!

Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira dhe partneri i saj Alberto Botia së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se këngëtarja po përpiqet ta mbajë larg vëmendjes mediatike shtatzëninë e saj.

Këngëtarja ka anuluar të gjitha koncertet e këtij viti, dhe po të shohësh edhe në rrjetin e saj në Instagram në të gjitha postimet e fundit ajo shfaqet e mbuluar duke mos ekspozuar linjat e saj trupore sic ndodh zakonisht.

Kujtojmë që mediat greke disa muaj më parë aluduan për një shtatzëni të mundshme të Eleni Foureira, por këngëtarja i mohoi asokohe.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF