KreuBusull

“S’mund të flija”, Ylli i “Game of Thrones” mes lotësh kujton abuzimin nga babai i saj!

Arya ishte personazhi më i dashur në shfaqjen televizive HBO “Game of Thrones”. Maisie Williams, e cila u bë e famshme falë shfaqjes televizive, ishte aktorja që luajti atë rol.

Tashmë, tre vite pas përfundimit të produksionit, aktorja po vazhdon karrierën e saj dhe së fundmi ka dhënë një intervistë në të cilën nuk ka mundur t’i shmangë lotët kur ka folur për fëmijërinë dhe abuzimin e babait të saj.

“Unë si një fëmijë i vogël para moshës 8 vjeç, kisha një marrëdhënie traumatike me babanë tim,” rrëfeu ajo në podkastin “Ditari i një CEO” të Steven Barlett.

“Dhe nuk dua të hyj shumë në këtë temë sepse prek vëllezërit, motrat e mia dhe të gjithë familjen time. Por, për shembull, kjo me të vërtetë konsumoi shumë nga fëmijëria ime. Që kur mbaj mend, kam pasur shumë vështirësi për të fjetur. Dhe mendoj se shumë gjëra traumatike që po ndodhnin, nuk i kuptoja se ishin gabim”, tha ajo.

Ëilliams zbuloi gjithashtu se një mësuese në shkollë, kur ishte tetë vjeç, vuri re se mund të kishte diçka që nuk shkonte dhe e pyeti atë për atë që po ndodhte. “Ajo po më pyeste se ‘çfarë nuk shkon?’ ose ‘A ke ngrënë mëngjes?’ Unë thashë jo.’ Dhe ajo tha: “Oh, pse jo?” Dhe unë thashë: “Thjesht nuk hamë mëngjes”, kujtoi ajo e përlotur.

“Më pas, mami im erdhi në shkollë dhe më mori. Ishte hera e parë që diskutohej çdo gjë. Unë gjithsesi isha e bindur se asgjë nga ato që kishin ndodhur nuk ishin të gabuara dhe se thjesht po përpiqeshin të më largonin nga babai im. Kam qenë e indoktrinuar në një farë mënyre. Mendoj se kjo është arsyeja pse jam e fiksuar pas kulteve. Sepse e kuptoj. Isha pak a shumë në një kult fëmijësh”, rrëfeu aktorja.

Përkundër faktit se ajo tani është pajtuar me atë që ndodhi dhe nuk fajëson veten, Williams pranoi se nuk ishte gjithmonë kështu. “Të them të drejtën, kam menduar shumë për këtë. Nuk është për shkakun tim që këto gjëra kaq të këqija kanë ndodhur kur isha fëmijë. Më parë mendoja se isha unë fajtorja. Mendoja se diçka nuk shkonte me mua”.

 

The Painful Past Of A @GameOfThrones Star.@Maisie_Williams was cast in the biggest tv show in the world at 12 years old.

But uncovering her excruciatingly painful & traumatic childhood with such vulnerability is what really blew me away.

Out Now ?? https://t.co/xa96TsdXRe pic.twitter.com/X8MwSbhfxR

— Steven Bartlett (@SteveBartlettSC) September 26, 2022

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF