KreuBusull

Cindy Marina flet për lidhjen me Genarin: S’e kisha menduar që do lidhesha një djalë shqiptar

Modelja e njohur Cindy Marina ka qenë së fundmi e ftuar te “Rudina”, ku ka folur rreth eksperiencës së re televizive, si konkurrente në “Dance Albania” dhe për mbi lidhjen e saj shumë të përfolur me Genarin, djalin e ish-kryetares së parlamentit Jozefina Topallit.

Cindy Marina ka rrëfyer se nuk e kishte menduar kurrë se do të lidhej me një shqiptar, por Genari e ka bërë të ndryshojë mendim.

Lidhja jonë po shkon shumë mirë, Genari është një djalë i mrekullueshëm, kam shumë fat që e kam në krahë, sepse më mbështet në çdo aspekt, në çdo drejtim që unë dua të marr, ai është i pari që më thotë pse jo. Është gjithmonë mbështetës”, tha ajo.

 

Teksa më tej u pyet se nëse fakti që janë të dy nga Shkodra mund të ketë ndikuar që çdo gjë mes tyre po shkon më së miri, Cindy tha, “Në fakt nuk kam menduar kurrë se mund të lidhem me një djalë shqiptar. Jo për ndonjë arsye, por duke qenë se jam rritur andej, nuk kisha shumë shoqëri me njerëz nga Shqipëria, por kur u takova me Genarin… Nuk e di ai ishte i veçantë për mua dhe gjeta atë”.

 

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF