Aktori Robert Cormier ka vdekur në moshën 33-vjeçare, Ai ishte i njohur më së shumti për rolet në Heartland dhe Slasher të Netflix.
Lajmi i trishtë është konfirmuar nga motra e tij për “Hollywood Reporter” e cila është shprehur se se Cormier vdiq në spital në Etobicoke, Ontario, nga plagët e marra pas një rënieje.
“Ai kishte pasion të ndihmonte të tjerët dhe gjithmonë përpiqej të arrinte më shumë. I pëlqenin netët e filmave me familjen e tij dhe e admironte shumë të atin. Ai ka pasur një ndikim pozitiv te shumë njerëz gjatë gjithë jetës së tij, qoftë te familja, shokët e skuadrës dhe miqtë. Kujtimi i Robit do të vazhdojë të jetojë përmes pasionit të tij për artin dhe kinemanë, si dhe te tre motrat e tij që për to ai kishte kuptimin e botës”.
Cormier për dy sezonet e fundit luajti Finn në Heartland të CBC, i cili ka transmetuar për 15 sezone në TV kanadez dhe mban rekordin për të qenë drama më e gjatë njëorëshe në Kanada. Rolet e tjera përfshijnë “Designated Survivor”, “Ransom” dhe rolin e Winston për dy episode në “American Gods”.



















