KreuBusull

Kanye West vendos foton e ish-vjehrrës në profilin e Instagramit!

Reperi i njohur, Kanye West së fundmi ka surprizuar më shumë se 17.4 milionë ndjekës në Instagram, teksa vendosi një foto të ish-vjehrrës së tij Kris Jenner në profilin e tij.

45-vjeçari sqaroi në Instastory se ky veprim i tij, ndonëse i cuditshëm, ishte bërë me qëllimet më të mira. “E postova Krisin me qëllime të mira për paqe dhe respekt, le ta ndryshojmë ngjarjen”, ka shkruar West.

Kujtojmë që West ka patur marrëdhënie të acaruar në të kaluarën me Jennerin, duke përdorur në mediat sociale ankesat e tij për 66-vjeçaren, e cila është nëna e ish-gruas së tij Kim Kardashian, 41 vjeçe. Në fillim të këtij muaji, ai tha se ndjeu se Jenner e kishte detyruar dy nga vajzat e saj, Kim dhe Kylie Jenner, 25 vjeç, të pozonin për Playboy.

Ai postoi një imazh të bashkëpunëtores së Kylie, Victoria Villarroel, teksa shkroi, “Mos lejoni që Kris t’ju bëjë të bëni Playboy siç bëri ajo me Kylie dhe Kim”. Hollywood është një bordello gjigante. Pornografia shkatërroi familjen time”, tha Kany, i cili ndan katër fëmijë me Kim: North, nëntë, dhe Chicago, katër, dhe djemtë Saint, gjashtë, dhe Psalm, tre.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF