Khloe Kardashian refuzoi propozimin për martesë të Tristan Thompson, por e mbajti të fshehtë nga familja e saj.
Ky detaj u zbulua në episodin e së enjtes të “The Kardashians” kur Kim Kardashian tha që Khloe as që i tregoi familjes së saj. “Fakti që se ai të propozoi dhe ti nuk na e ke thënë kurrë, dhe unë e pyeta atë muaj më vonë”, tha Kim, teksa kujtoi përgjigjen e Tristanin,“E bëra propozimin muaj më parë. Ajo nuk ju ka treguar?’”
Khloé Kardashian zbuloi se Tristan i propozoi asaj në gjunjë përpara lajmit për tradhtinë e tij dhe lindjes së fëmijës në dhjetor.
“Më duhet të sigurohem që kjo marrëdhënie është krejtësisht e ndryshme sepse dua të jem krenare kur të them se jam fejuar me dikë”, tha Khloé në një rrëfim, “dhe kjo është arsyeja pse thashë se nuk jam rehat ta pranoj këtë tani sepse nuk jam e emocionuar t’i tregoj familjes sime”.
“Sado e dhimbshme që ndoshta ishte për t’u dëgjuar, ishte e vërteta. Unë kurrë nuk do të pranoj diçka dhe t’i jap dikujt shpresë të rreme”, shtoi ajo më tej.



















