KreuBusull

Intervistë/ Lola Luma: Një përshëndetje nga Toka e Premtuar!

Nga Ilda Lumani
Fotografia: Armand Habazaj

 

Edhe pse jeta dhe karriera e modeles Lola Luma është e fokusuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, takimi me Shqipërinë është një prioritet, për veten për djalin e saj, të cilit përpiqet t’i ushqejë dashurinë për rrënjët! Por dhe një takim me median dhe lexuesit është ngacmues, veçanërisht pas këtij seti fotografik, që u bë shkak për këtë bisedë! Ajo tregon për BORDO gjithçka që mbush botën e saj sot!

Lola, shkak për këtë bisedë tonën u bënë fotot e tua të fundit. Tejet sexy, me një palë bikini, që celebrojnë flamurin amerikan. Kishin ato një tematikë, një arsye, një qëllim?

Përshëndetje Ilda! Më vjen mirë që ritakohemi përsëri, e kësaj radhe nëpërmjet një interviste në një ndër revistat e mia të preferuara siç është Bordo.

Kisha parë punën e fotografit Armand Habazaj dhe më pëlqen vizioni i tij. Vendosëm të bënim një bashkëpunim. Ideja ishte “American Goddess!”

Flamuri Amerikan më bën krenare. Është toka Amerikane, njerëzit, mundësitë pa fund që ky vend më ka dhënë që ma mbushin shpirtin me mirënjohje dhe dashuri të madhe për këtë tokë të bekuar.

 

Modelingu, tashmë është  pjesë e jetës tënde, apo herë pas here ju takoheni rrugës?

Modelingu është pjesë shumë e rëndësishme e jetës time. Në Javën e Modës në Nju Jork 2023 e çela pasarelën për Haus of Junon ku luku im u shpall një ndër më të bukurit krah LaQuan Smith nga E! Online. Gjithmonë më ka intriguar fusha e modës. Kreativiteti i stilistëve çdo sezon është impresionues e unë ndjehem shumë me fat që vesh rrobat e tyre çdo sezon.

 

Cili është aktualiteti yt tani? Ku je e fokusuar?

Runway Couture dhe Issue New York janë kompanitë e fundit që po punoj për to. Gjithashtu  dhe Java e Modës në Nju Jork po afron bashkë me emocionet që sjell çdo shtëpi mode.

 

Mëmësia të ka ndryshuar objektivat që ke pasur për veten, apo të ka frymëzuar edhe më shumë?

 

Ardhja në jetë e djalit ka qenë një ndër momentet më emocionuese të jetës time. Ndjehem e kompletuar si femër tani që jam bërë nënë. Është një ndjenjë shumë e bukur kur mendoj që kur të kem mbaruar punë kam një familje të vogël e të ngrohtë që më pret.

Modelingu nga ana tjetër më jep lirinë e duhur që t’i dedikohem pasioneve të tjera të jetës time. Më pëlqen të shkruaj poezi nën pseudonimin Luma-Skendo (mbiemri im nga martesa). Fjalët dalin më bukur kur shkruhen. Frymëzim janë gjithmonë ngjarje të jetës time dhe ato të të tjerëve. Jeta është e mbushur plot me emocion. Në kohën e pandemisë humba shokun tim të ngushtë, babin. Trungu i shtëpisë u shkund ditën që ai iku.

Gjatë asaj periudhe të vështirë gjeta forcë në djalin tim dhe ju futa punës për të krijuar një linjë rrobash për fëmijë me tipare etno-shqiptare. Mendoj që memorien e atyre që ikin e nderojmë më mirë me veprat tona e jo me rrobat e zeza. Linja mban emrin e djalit dhe atë të babit DorianX Nick.

 Me Shqipërinë si i ke sot marrëdhëniet? A vjen shpesh, apo jeta jote tashmë është e fokusuar vetëm në Amerikë?

 

Ka kaluar shumë kohë që kur jam larguar nga Shqipëria, por çdo vit e vizitoj, e tashmë Dorian është bërë pjesë e pandarë e aventurave verore Shqiptare. Atje ndjehet i lumtur me Venus, Margaret e teze Inën. Ndonëse larg, pjesa më e rëndësishme e atdheut jeton me mua në Amerikë me anë të traditave e zakoneve që m’i ka kaluar babi Kolec dhe vazhdon të m’i përcjellë mami Mimoza. Dua që dhe djali im të ndjehet krenar për etnicitetin Shqiptar që ka nga familja e tij Luma-Skendo.

Botuar ne BORDO, shtator 2022!

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF