Komediani Trevor Noah, drejtues i “The Daily Show” në Comedy Central, ka njoftuar se do të largohet nga programi pasi e drejtoi atë për shtatë vjet.
Noah mori detyrën në vitin 2015 pas largimit të Jon Stewart. “Së bashku kemi qeshur, kemi qarë bashkë. Por pas shtatë vitesh, ndihem sikur është koha”, tha Noah audiencës së tij në studio vonë të enjten.
Ai tregoi se donte t’i kushtonte më shumë kohë stand-up komedisë. “Kam kaluar dy vjet në banesën time, jo në rrugë. U bë stand-up dhe kur u ktheva përsëri atje, kuptova se ka një pjesë tjetër të jetës sime që dua të vazhdoj ta eksploroj”, shtoi ai.
Ai e mbylli fjalën e tij duke falënderuar shikuesit e tij teksa publiku i tij në studio u ngrit në këmbë për ta duartrokitur.
Aktori i humorit nuk e përmendi datën e saktë të largimit tw tij. Dhe ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë.



















