Giambattista Valli është një stilist italo-francez dhe koleksionet e tij kanë gjithmonë prekjen italiane dhe artin e rafinuar francez. Stili i tij ka qenë i preferuar për Sarah Jessica Parker, Natalie Portman, Halle Berry, Penélope Cruz, Julianne Moore, Jessica Biel dhe mbretëreshën Rania.
Rrënjët italiane
Valli u diplomua në Institutin Evropian të Stilimit në 1986 i frymëzuar nga filmat e Michelangelo Antonioni dhe dizajni i Yves Saint Laurent. E nisi punën në studion e Roberto Capucci, e më pas kur spikati talenti natyral, u zhvendos në shtëpinë e modës Fendi, ku u bë stilisti kryesor i koleksionit Fendissime.
Ndjeshmëria
Që në krijimet e para u shfaq një ndjeshmëri e dukshme dhe larmishmëri ngjyrash. Lançoi koleksionin e parë në 2005 në Paris, ku hapi dyqanin i tij si markë me emrin e tij duke shitur: bizhuteri, çanta dhe këpucë dhe 6 vjet më pas krijoi linjën e veshjeve. Sot, ka 235 dyqane në mbi 39 vende të botës.
Universi i femrës
Talenti i tij ka pasur gjithmonë nevojë për frymëzim nga femrat e forta. Muza e Vallit rrotullohet rreth kureshtjes dhe lidhet ngushtë me aspektin joshës të grave. Giambattista Valli kërkon të festojë me formën e trupit të një femre përmes materialeve të tij dekadente, mjeshtërisë së përsosur dhe sofistikimit epik.
Haute Couture
Atij i bëjnë përshtypje femrat që e trajtojnë veshjen e tij në mënyrë personale. Gjatë një festë kur takoi trashëgimtaren e markës Missoni, ai nuk e kuptoi që ajo kishte veshur një fustan të tij. Por momenti kulminant i karrierës ishte kur Rihanna u shfaq me një re prej tyli rozë në tapetin e kuq të çmimeve Grammy.
Pasionet
Koha dhe hobi i vetëm i Vallit është moda, por i pëlqen të lexojë libra dhe e konsideron si dozën e tij të opiumit për t’u frymëzuar. Nga ana tjetër ai krijon për marka të tjera, ku një prej tyre është H&M, ndërsa për 10 vite ka qenë drejtor kreativ i Gamme Rouge, një linjë të cilën ai e krijoi dhe projektoi për Moncler.
Botuar ne Revista BORDO, shtator 2022!



















