Ylli i Hollivudit, Leonardo DiCaprio dhe modelja Gigi Hadid janë fotografuar në të njëjtin hotel në Paris, mes spekulimeve se ata po takohen.
Çifti i ri i përfolur u pa në hotelin luksoz Le Royal Monceau në “Qytetin e Dashurisë”. Sipas TMZ, modelja 27-vjeçare, e cila ndodhet në Paris për Javën e Modës, mbërriti në hotel të enjten në mbrëmje përpara se ylli i “Don’t Look Up” të dallohej duke u larguar disa orë më vonë.
Në fotot e siguruara nga TMZ, Gigi shfaqej e lumtur teksa kthehej nga një ditë e ngarkuar nga pasarela e mbushur me yje.
Ndërkohë, aktori shihej duke u përpjekur të mbante një profil të ulët kur hynte dhe dilte nga godina, duke vendosur edhe maskë në fytyrë.
Kujtojmë që disa ditë pasi u raportua se Leonardo iu bashkua Gigi-t në Javën e Modës në Milano. “Ata po e shohin plotësisht njëri-tjetrin,” shtoi një burim për çiftin, i cili u lidh për herë të parë në fillim të këtij muaji pas ndarjes së Leos nga Camila Morrone.
“Gigi dhe Leo janë duke u shoqëruar, dhe janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Gjërat po shkojnë mirë mes tyre dhe të dy janë të lumtur”, tha burimi më tej.



















