KreuBusull

Martohet Arbër Hajdari, publikohen fotot e para të nuses!

Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, Vlera Devolli po kurorëzojnë dashurinë e tyre disavjeçare në martesë.

Ceremonia e martesës në qytetin e nuses, Pejë, është mbajtur mbrëmjen e kësaj të premte. Ka qenë si fillim Arbri që publikoi një foto nga përgatitjet për festën e madhe.

Ndërkohë së fundmi janë bërë publike disa fotografi, në të cilat Vlera shihet e veshur nuse, dhe duhet thënë që duket shumë bukur.

Dasma në shtëpinë e dhëndrit në Tiranë pritet të mbahet mbrëmjen e kësaj të shtune, ku priten të vijnë krushqit nga Kosova.

Kujtojmë që Arbri Hajdari dhe bashkëshortja e tij Vlera bashkëjetojnë prej disa muajsh në Tiranë.

Tags:

Home

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF