Modelja e njohur Beniada Nishani ka folur si rrallëherë për djalin që i ka rrëmbyer zemrën.
“Ke gjetur një djalë simpatik?”, pyeti një fëmijë modelen në “E diell”, taksa Beniada u detyrua të përgjigjej.
“Është një djalë simpatik po vetëm simpatik kaq. Nuk mund të them që është as italian, as shqiptar pasi ka udhëtuar shumë edhe… shqiptar. Boll tani”- tha Beniada.
Ndërkohë pak ditë më parë modelja publikoi një foto krah një mashkulli misterioz, të cilit nuk ka preferuar t’ja bëjë të ditur emrin dhe fytyrën.
Kujtojmë që pak kohë më parë ka qenë moderatori Edi Manushi, i cili ka zbuluar se modelja është në një lidhje, “Ajo ka një eksperiencë me një avokat në Itali”.



















